• |
ide | kryesore

Banane dhe lëkura/ Si u rritën importet nga Kolumbia dy vitet e fundit

Lajme, Të fundit



Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shteti ishin rreth 480 mijë euro. Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme”.

Por, në 2016-2017, importet shënuan një rritje të shpejtë. Në 2016-n arritën në 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36% (shiko grafikun e importeve në total).

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet.

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.

Shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi dy ditë më parë në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

Më herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për Monitor se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve.



4 Comments

  1. Keshtu qe mos beni gam-gam kot, se lalierit ia ndertojne kullat ne bythe me gjithe ato para qe kane bere me Kolumbine, cunat, edhe po te mos donte lali llumi

  2. Shkruani me kujdes,sepse Kolumbija nuk eshte importuese lekures,por eshte EXPORTUESE,pra ajo shet lekure dhe i blen Xibraka,per te nxjerre “dhjame nga pleshti”-thote populli,por ama ky dhjam,perkthehet ne kokaine,mbas nje perpunimi qe i behet ne laboratore -tip Xibrake-qe nuk dihet (ne fakt dihen shume mire),se sa jane dhe ku ndodhen ,ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *