• |
ide | kryesore

Dyshimet në parlament/ Çfarë mbeti pa përgjigje nga pyetjet për kapjen e kokainës?

Lajme, Të fundit


Pas kapjes së 613 kilogram kokaine në Maminas, pyetjet që kanë mbetur pezull janë të njëjta. Pse ndodhi si gjithmonë gjatë pushteti të Rilindjes, që nga Lazarati e deri në Xibrakë, që gjithmonë policisë i shpëtojnë “peshqit e mëdhenj”. Lidhur me këtë dilëme që hedh dyshime të mëdha lideri i opozitës Basha ka ngritur disa pikëpyetje në parlament. Ato shkojnë përtej fakti të gënjeshtrës qeveritare se kapja e 180 milionë eurove kokainë ishte një histori suksesi e autoriteteve shqiptare. Sot Basha u ka kërkuar rivalëve të tij socialistë të dijë:

Si ka mundësi që pronari i kompanisë që importonte banane nga Kolombia u largua jashte Shqipërisë, jo pasi mbërriti kontenieri, por një ditë para se të dilte nga porti i Durrësit? A ka lidhje kjo ‘aaratisje” me dekonspirim nga autoritetet shqiptare?

“Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të Arbi Garden, kur dihet se kjo kompani ka marrë furnizim plot 97 herë nga Kolumbia?

Pse pronari e la për më shumë se një javë në port ngarkesën me 613 kilogram kokainë, kur dihet që zona e portit ka një rrezik të lartë zbulimi sepse aty janë më të fokusuara edhe shërbimet sekrete të vendeve prtnere?

Pse Rama mohoi në deklaratën e tij bashkëpunimin me agjensitë e tjera gjë që më pas u hodh poshtë nga njoftimi i marinës kolumbiane?

Pse ky qëndrim i Ramës nxorri bllof Fatmir Xhafajn, i cili në mëngjes në mëngjes të asaj dite tha se aksioni është fryt i bashkëpunimit të policisë shqiptare me partnerët dhe 12 orë më pas, pas qëndrimeve të opozitës deklaron se ishte meritë e policisë shqiptare?

Por, ne parlament sot u dwgjuan “sherre” tw shumta megjithatw kwto dilema mbetwn pa pwrgjigje.

©Lapsi.al  

 

 

 


4 Comments

  1. Cfar ka per te mos kuptuar ketu,u kuptua qe diten e par kur ministri tha se droga u zbulua ne bashkpunim me partneret nderkombetar dhe pasdide e nderroj versinin duke then se suksesi ishte vetem i ”BRAVO ÇUNAVE”

  2. Shqupsat dhe shtypi qe ju lepin bythen kane ngelur si te dhjere ne breke kur gjithe populli pa me prova se “trusti i geshtenjes ” eshte pronari i droges.

  3. Ky karabushi komentues i paemer, qenka me se verteti ipa fytyre, intrigant e me te gjithe sa ia kam permendur vazhdimisht, mbasi nuk poia shoh surratin qe te behet nje here njeri i kohes demokratike, por ka ngelur akoma me morrat komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *