• |
ide | kryesore

A do të krijojë Patozi parti të re? ‘Nëse Basha bunkerizon PD, asgjë nuk përjashtohet’

Lajme, Të fundit


Astrit Patozi, ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së, paralajmëron se nëse Lulzim Basha do të vijojë të bunkerizojë Partinë Demokratike, grupi i mbështetësve të tij mund të shkojë drejt një projekti të ri politik. Patozi, në një intervistë për “Panorama”, sqaron qëllimin e riaktivizimit të “Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike” dhe takimeve që do të zhvillohen në të gjithë vendin. Ish-nënkryetari i PD-së garanton se projektin për reformimin e sistemit politik dhe ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike e mbështesin edhe shumë prej ish-funksionarëve të lartë në PD.

Sot ka skaduar edhe koha e fundit që i është lënë në dispozicion Lulzim Bashës për të bërë qoftë dhe një gjest të vetëm për bashkimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike. Kurse ne synojmë të sjellim një model të ri në politikën shqiptare, duke reformuar në radhë të parë Partinë Demokratike, sepse jemi dhe ndjehemi pjesë e saj. Por në rast se Lulzim Basha do të bunkerizojë më tej partinë për të ruajtur thjesht selinë dhe për të shtrënguar vulën, asgjë nuk mund të përjashtohet. E rëndësishme është që asnjë vendim nuk do të merret si qëllim në vetvete, por do të jetë i konsultuar me atë armatë demokratësh dhe të djathtësh, që janë të bindur që Partia Demokratike ka nevojë emergjente për ndryshim, të cilin nuk po e bën, sepse, sipas nesh, po mbahet peng. Edhe ky tur që kemi ndërmarrë në qytete të ndryshme të vendit, vetëm këtë synim ka. Kjo lëvizje ka lindur pikërisht nga nevoja që të mos i ngjajë partive të kalbëzuara, ku mendon, vendos dhe vulos një njeri i vetëm. E rëndësishme është që ka një platformë politike rreth së cilës bashkohemi, e cila, mbi të gjitha, mund të plotësohet dhe të përmirësohet më tej.” – ka thënë ndër të tjera Patozi


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *