Ka zgjatur tre orë takimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sot në Tiranë. Kryediplomati grek mbërriti në Tiranë në mesditë në kuadër të një vizite të shkurtër në Tiranë.
Rreth orës 12:00 minuta Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Në fokus të takimit të tyre mendohet të kenë qenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë. Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.
Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.
Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz.
C’fare u diskutua!? A thua se kemi te bejme me njerez Nderplanetare dhe jo Nivel Grekesh HILERAQARE dhe QE SHATI I TYRE TERHEQ VETEM NGA VETJA dhe Shqiptaresh (Rasti i Ditmir Bushatit) te SHITUR!? Ja bisedimet: Duam Patjeter te Dime Se C’fare Bisede Beri Kryeministri Rama me Presidentin Erdogan!? Jo C’eshtje Came! Jo Heqje e Ligjit te Luftes pa na dhene Ne grekerve Ate Qe ne si Ministra te Jashtem rame Dakord pra Faljen e Hapesires Ajrore-Detare dhe Zonen Eskluzive! Plotesimi i Kerkeses per Varreza te tjera per Ushtaret e Rene Greke! E fundit Kryeministri Grek Tsipras Nuk Vjen ne Tirane NQS Nuk Realizohen Keto Kerkesa! Tani Te Gjitha i Dime ajo qe nuk dime PERSE pala shqiptare NUK KA KERKESA TE NJOHURA PRA TE DEKLARUARA sic Kane bere dhe po Bejne Grekerit por NEN TAVOLINE dhe PA ZE!