• |
ide | kryesore

Chriss Teigen nevrikos vegjetarianët,’Kështu e haj mishin’ (FOTO)

Paparazzi, Slider


Një postim i saji në rrjetin social Twitter ka bërë qindra njerëz të shfaqin urrejtje ndaj bukuroshes e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Postimi shfaqte një ‘quiz’ të bërë online ku tregohej se si ajo e pëlqen të gatuar mishin e derrit dhe ka mjaftuar kjo që ‘ushtarët e tastierës’ ta gjykonin.Të gjithë vegjetarianët nisën ta kritikonin ashpër modelen e famshme, madje një pjesë e mirë e tyre edhe e kanë ofenduar duke thënë se një njeri kaq i pashpirt sa ajo nuk duhet të ishte bërë nënë.Teigen nuk i ka kursyer kundërpërgjigjet ndaj vegjetarianëve duke u thënë se nuk ka pse u merr leje askujt për të ngrënë mish dhe njerëzit janë të lirë ta zgjedhin vetë mënyrën e tyre të të ushqyerit.

Ajo gjithashtu ka marrë masa kundër disa komentuesëve të cilët i kaluan limitet me sharje dhe ofendime duke i bllokuar profilin në Twitter.

Image


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *