• |
ide | kryesore

Përpunohej jashtë standardeve, AKU bllokon mbi 500 kg mish në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



566 kilogramë mish në një ‘fast-food’ të Tiranës është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Bllokimi është bërë për shkak se qëndronte e përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

“Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare. Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.”- njofton AKU.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *