• |
ide | kryesore

VIDEO/ Terror në Toronto, 10 viktima dhe 16 të plagosur

Kryesore, Lajme



Terror në Toronto të Kanadasë ku një furgon ka përplasur qëllimisht turmën e njerëzve në një rrugë pedonale. Bilanci i parë zyrtar është 10 të vdekur dhe 16 të plagosur. Pasi goditi turmën autori e braktisi furgonin dhe u largua, por u arrestua disa blloqe më tej.

Sipas disa dëshmitarëve ai mbante në dorë një pistoletë, por nuk e ka përdorura të. Në qytet është duke u mbajtur një takim i ministrave të jashtëm të G7 dhe për këtë arsye është vënë alarmi terrorist.

Për shkaqe sigurie e gjithë zona është bllokuar. Nuk dihet ende qëllimi i autorit, identiteti i të cilit nuk dihet, por po hetohet pista e terrorizmit. Hetues lokalë janë cituar nga mediat vendase të kenë thënë se autori ishte i “çrregullt mendërisht”.

Ai e kishte marrë furgonin me qera. Dëshmitarët thanë se ai hyri në pedonale duke ndjekur këmbësorët.

“Asnjë pistë nuk është përjashtuar” – deklaroi policia e Torontos. Ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu ngushëllim për familjet duke shtuar se do të jepte informacione shtesë në orët në vijim. ©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. Si gjithmone kur ka raste te tilla, do perdoret etiketa “Autori ishte nje i semure mendor”. E kane pervetesuar tani te gjithe kete praktike te Merkelit, qe perdoret sidomos kur autori para aktit therret parrullen Allahu-Akbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *