• |
ide | kryesore

Dalin fotot, kush policët e Kosovës të rrëmbyer nga serbët në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Leposaviccit, ku forcat speciale serbe të njësisë “Kobra” kanë rrëmbyer tre efektivë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke patrulluar.

Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi janë policët të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe, ndërsa kanë qenë duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Në reagimin zyrtar të policisë së Kosovës theksohet se 3 efektivët janë rrëmbyer nga forcat serbe ndërsa kanë qenë në detyrë, duke patrulluar për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.



4 Comments

  1. U deshen dhjetera police nga Njesiti me elitar i policise speciale qe krenohen serbet, te fshihen ne shkurre e te marrin peng 3 police 50+ vjecare te poicise patrulluese kufitare (jo speciale), qe gjithsesi si trima, po shkonin te ndalonin kontrabanduesit e armatosur serbe (per te respektu ligjin, dhe ndalu te hyrat ilegale qe demtojne doganen/shtetin e Kosoves). PO kur jane kaq trima keta serbucat, pse su perballen me njesitin special te Kosoves keto dite ne veri. me KFORin guxuan, kurse me njesite speciale tona jo. Vetem ne beteja te pabarabarta (si kjo e sotshmja) trimerohen serbet. Koha per ta cu FSK ne veri,eshte TANI. Kjo eshte zgjidhja magjike e problemit me pretendimet Serbe.FSK ne VERI. NQs nderkom,betaret tuten se mos ka perplasje KS SERbi atehere ta fusin Kosoven ne NATO shpejte, njekohesisht me FSK ne veri. 100% e sigurte qe sdo te kishte me as me te voglin incident.

  2. Ky eshte nje akt i rende ne radhen e akteve provokuese e destabilizuese te Serbise,, por

    kjo nuk i shfajeson edhe policet e sidomos eproret e tyre. Cfare mund te mbronin ata kur nuk

    kane mundur te mbrojne veten e tyre nga rrembimi duke qene me arme ne dore.

    Per cfare i kishin ato arme, dukeshin si Strazimiri tek protestat tek liqeni me pisqolle pas b…

    1. mos u shqetsoni ju jeni heronjet e kombit pas do te keni 20 milion shqiptar nuk kan lindur akoma ato trima qe mund te provokojn nervat tona nese doni te dini se cfar jemi ne gjendje te bejme ne shqiptaret prisni dhe shikoni ju dhe perkrahesit tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *