• |
ide | kryesore

1 vit pas tragjedisë, Ariana Grande sjell këngë të re

Paparazzi, Slider


Tashmë heshtja është thyer, dhe gati pas një viti pa muzikë të re Ariana Grande është rikthyer me “No tears Left To Cry”, kënga që njofton se album i ri është gati të dalë.

Vetëm për pak ditë videoja e këngës ka tejkaluar 50 milionë klikime dhe zë vendin e parë në iTunes në mbi 80 vende të botës . Ky mund të quhet si rikthimi i saj zyrtar pas sulmeve në një nga koncertet e saj ku humbën jetën 23 persona.

Për Ariana Grande-n 22 maji i 2017-tës  ishte një ngjarje e tmerrshme që e ka vrarë atë shumë thellë. Kënga e re është prodhuar nga Max Martin dhe ILYA është shkruar nga vetë Ariana, Max Martin, ILYA dhe Savan Kotecha. “Unë nuk e di nga t’ja nisë dhe çfarë të them, nuk mund ta imagjinoni sa mirënjohëse jam për dashurinë, ngrohtësinë dhe mirësinë tuaj. Shpresoj që kjo këngë t’ju sjellë pak dritë dhe shpresë por edhe t;ju bëj të kërcejë dhe ta përmirësojë jetën tuaj. Jam shumë e emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime për ta jetuar bashkë me ju- ka shkruar Ariana Grande në Instagram kur ka postuar edhe këngën e re.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *