• |
ide | kryesore

Vrasja në Kamëz, pas dëshmisë së autorit të dyshuar, policia kërkon armën e krimit në lumë

Lajme, Të fundit


Policisë së Shtetit iu deshën më pak se 48 orë për të vënë në pranga autorët e dyshuar të grabitjes në marketin e Agim Bucit, i cili mbeti i vrarë pasi bëri rezistencë. Policia është përqendruar kryesisht në zonën e Kamzës me hetime, aty ku më herët kishin rënë pre e grabitjes edhe disa biznese të tjera.

Policia ka sekuestruar prova të mjaftueshme materiale, si veshjet dhe dorezat e përdoruara gjatë grabitjes, pamje filmike ku dy të rinjtë me origjinë nga Mati shfaqen brenda marketit, ndërsa momentalisht po kërkohet arma e krimit.

Vladimir Kurti ka deklaruar se e ka hedhur atë në lumin e Tiranës, duke dhënë koordinata të sakta. Një grup polumbarësh po kryejnë aktualisht kontrolle në lum për të gjetur pistoletën me të cilin Vladimiri ka qëlluar pronarin 52-vjeçar të marketit, Agim Bucin.

TË ARRESTUARIT
– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *