• |
ide | kryesore

Tragjike/ Mbytet një 11-vjeçar në lumin e Librazhdit

Arkiva, Lajme, Të fundit
11



Një fëmijë është mbytur pasditen e sotme në lumin Rrapun. Mësohet se i mituri vetëm 11 vjeç është mbytur në fshatin Tokëz. Në vendngjarje kanë shkuar ekupet zjarrfikëse të Librazhdit dhe Përrenjasit së bashku me policinë. Trupi i të miturit është nxjerr nga lumi nga polumbarët. Fëmija është futur për t’u larë në lumë, por fatkeqësisht e ka marrë rrjedha dhe është mbytur. 

“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë lokale. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *