• |
ide | kryesore

Komenti i Top Channel: Fatmiri dhe Fatkeqi

Lajme, Të fundit



Enea Ftoj, baba i tre femijëve dhe vetëm 27 vjeç, vdiq në qelitë e Policisë së Korçës. Familjarët e tij thanë se policia e rrahu deri në vdekje, ndërkohë që nuk kishte bërë asgjë në krahasim me vëllain e Fatmir Xhafës, që u mor në mbrojtje nga policia. Ministri i Brendshëm nuk tha asnjë fjalë për Fatkeqin nga Korça, që u ngeli në duar policëve.

Për Drejtorinë e Policisë së Korçës ka patur edhe më parë ankesa për përdorim dhune përtej kufijve të ligjit. E megjithëse u bënë dy ditë nga vdekja e Enea Ftojit, Fatmir Xhafaj ende nuk thënë asnjë fjalë për këtë rast.

Ai u mor dhe po merret vetëm me mbrojtjen e vëllait, ndërkohë që një njeri vdiste në ambientet e Policisë së Shtetit, duke ngritur pyetjen: për kë punojnë zyrtarët e lartë, për qytetarët, apo për familjet e tyre?

Duke parë sjelljen tërësisht ndryshe, krahasuar me Agronin është e qartë se kush është Fatmiri dhe kush është Fatkeqi. Shqipëria është e ndarë prej kohësh në Fatmirë dhe Fatkeqë. Fatmirët janë të gjithë ata që kanë pushtet dhe fatkeqët të gjithë ata që qeverisen prej tyre dhe të pambrojtur nga askush përfundojnë në dhunë deri në vdekje, siç është rasti i fatkeqit të Korçës, Enea Ftoj.

Këto janë dy standardet e shtetit, që ende po hesht për Fatkeqin. Tre fëmijë kanë mbetur jetimë, sepse siç pretendojnë ata dhe nëna e tyre, policia jo vetëm që nuk ua mbrojti babain, por ua keqtrajtoi deri në vdekje.

Në një shtet që nuk drejtohet nga Fatmirët kundër Fatkeqëve, policët që keqtrajtuan Enea Ftojin në qelitë e Komisariatit, minimalisht duhet të pezulloheshin deri sa hetimi të përfundonte. Por, për Fatkeqin e Korçës ka vetëm një reagim tërësisht injorues dhe jo njerëzor të policisë,që mundohet ta mbulojnë ngjarjen si “vdekje e zakonshme e një përdoruesi heroine, që dyshohej për vjedhje”, a thua se ata që shoqerohen për këto krime të lehta duhet të ndëshkohen me vdekje nga shteti. Ky është një qëndrim shumë cinik, ndërsa as ndjesë nuk i kërkohet familjes.

Në një rast të ngjashëm para disa kohësh në Shtetet e Bashkuara shpërthyen protesta. Në Nju Jork gjatë arrestimit të dhunshëm të një shitësi ilegal cigaresh, i ndaluari vdes i asfiksuar. Protestat zgjatën, ndërsa reagoi edhe ish-Presidenti Obama, por në Korçë vetëm familjarët protestuan, ndërsa në Tiranë shoqëria civile ka nisur pushimin e fundjavës.

Kjo është shoqëria e Fatmirëve dhe Fatkeqëve, e cila do të vazhdojë derisa të mos ketë drejtësi të barabartë dhe derisa shteti të jetë i Fatmirëve dhe pasojat të jenë të Fatkeqëve.

Ngushëllime Enea Ftojit dhe familjes së tij, me shpresë se koha e Fatmirëve po mbaron, në dobi të Fatkeqëve!/Top Channel/



7 Comments

    1. Po aman o burre ca po na mbushni mendjen me raste sporadike qe ndodhin ne cdo vend te botes. Filloj fushaten e lobimeve ky topi?

  1. Heshtja e ministrit te brendshem, drejtorit pergj te policise ne kete rast eshte kriminale. Mund ta arrestosh nje njeri, por jo ti marresh jeten ne komisariat. Ne momentin qe nje njeri shoqerohet ne komisariat, atehere policia ka pergjegjesi per gjithcka qe atij i ndodh. Eshte jete njeriu, per te cilen nuk flitet nje fjale apo minimalisht. te hetohet si ka ndodhur. Nese pretendimi i familjareve eshte i vertete , atehere Xhafa ka me shume arsye te zhduket nga faqja e dheut, se ne rastin e skandalit te vellait te tij. Ka qene perdorues i lendeve narkotike thuhet, e cfare pastaj!!! C’domethenie ka kjo!! Shtet prej letre.

  2. o Majlinda ndodh vetem ne vende diktatoriale ne afrike ose Korene e Veriut o rrace e keqe. Kujt i tregon boten ti o injorant, ketej jetojme por skemi pare ose degjuar te masakroj njeri policia brenda ne rajon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *