• |
ide | kryesore

Nigeria urdhëron lojtarët: Jo seks me femrat ruse!

Sport



Fillimisht ishte Federata Argjentinase e Futbollit që përpiloi një manual se si tifozët duhet të silleshin në marrëdhëniet me femrat ruse. Tashmë kombëtarja e Nigerisë e ka nxjerrë një urdhër kategorik për lojtarët e saj. Ai u lejon futbollistëve të takojnë familjarët, por jo femrat ruse.

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Kategorikisht e ndaluar. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqendrohemi” – deklaroi Gernot Rorh.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe vetë kapiteni John Obi Mikel.

“Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqendrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit” – përfundoi kapiteni Mikel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *