• |
ide | kryesore

Video/ Colturi bën historinë e skive shqiptare: e 17 në pjesëmarrjen e parë në finalet e Kupës së Botës

F1, Sport, Video
colturi



Skiatorja Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë e ka mbyllur sezonin e saj në cirkuitin më elitar të Kupës së Botës me vendin e 11-të në garën e Giant Slalom, pikërisht në finalen përmbyllëse në Saalbach. Me rezultatin e arritur në Austri, skiatorja kuqezi, më e reja e cirkuitit vetëm 17 vjeç, kompleton një arritje të vërtetë për Shqipërinë, duke u renditur e 17 në renditjen e përgjithshme, në pjesëmarrjen e parë historike në finalet Kupës së Botës për ski.

Lara Colturi në fakt e kishte siguruar përfaqësimin për herë të parë në finalet e Kupës së Botës, që u mbajtën në Saalbach të Austrisë këtë fundjavë, me garën në GS në ARE, ku u rendit mes 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë. Një rezultat ky që e kualifikonte Coluti për në finalet e turneut.

Lexo më tej: Video/ E nënta në botë në Flachau, Lara Colturi bën historinë e skive shqiptare: shikoni zbritjen rekord

Përpara performancës së skiatores italiane me pasaportë shqiptare në Austri, Lara ndodhej në vendin e 23 në renditjen e përgjithshme, ndërsa tani e ka përmirësuar edhe më tej pozicionin e saj me një vend të 17 që lë pas vende të traditës së këtij sporti si Sllovenia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *