• |
ide | kryesore

Video/ E nënta në botë në Flachau, Lara Colturi bën historinë e skive shqiptare: shikoni zbritjen rekord

F1, Sport, Video
Colturi



Një ecuri prej fenomeni. Lara Colturi, në garat e kampionatit botëror, ku konkurron në Slalom dhe Slalom Gjigant, ka fluturuar nga vendi i 60 brenda 30 më të mirëve të botës. Një arritje që impresionoi të gjithë specialistët pas dy garave në Austri, pavarësisht vështirësive për faktin se në garën e parë të Slalom u nis e 60-a dhe e gjeti pistën të rrënuar.

Një vend i 25 në zbritjen e parë dhe pastaj me ndryshimin e pozicioneve (garonin vetëm 30 të parët për herë të dytë) ku i pari nisej i fundit, 17 vjeçarja ka shënuar kohën më të mirë. E para në zbritjen e dytë për një vend të 9 në total të jashtzakonshme e përtej çdo pritshmërie. “Jam super e kënaqur me këtë mbrëmje. Jam shumë e kënaqur me zbritjen e dytë dhe që e mbylla gjithçka mirë. E lumtur që gjeta ndjesinë e duhur për garën. Në zbritjen e parë shtyva sa munda, edhe pse duke u nisur e 60-ta, nuk është aspak e lehtë, por dhashë maksimumin. Në të dytën u nisa më mirë dhe u mundova të përfitoj sa më tepër dhe erdhi dhe koha që dëshiroja”.

Skiatorja kuqezi, Lara Colturi, 17-vjeçarja italiane që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Me pistën tani në gjendje të mirë, Colturi zbriti dishezën e Slalomit në 56 sekonda e 4 të qindtat, duke marrë kështu vendin e parë në këtë zbritje. Ky rezultat ka bërë që në përfundim të dy zbritjeve, ajo të renditet në vendin e 9-të, një arritje kjo historike për 17-vjeçaren premtuese, që ngjitet kështu në 10-shen e parë të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *