• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i serialit ‘Ertugrul’

Paparazzi, Slider


Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori turk Arda Oziri, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjike me motor mesnatën e të dielës.

Motori me të cilin udhëtonte Arda Oziri doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse në një lagje të Stambollit.39-vjeçarit lamtumira iu dha në Izmir të Turqisë, ku të afërm dhe miq të tij ishin mbledhur në ceremoninë mortore, ku binin në sy aktorët e njohur Burak Altay e Riza Kocaoglu.Riza Kocaoglu, shok i ngushtë i të ndjerit tha se Arda ishte rritur para kohe, pasi kishte humbur babain e tij në një moshë fare të re. Ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.

Kocaoglu tha:Ishte më i shpejti ndër ne. Tani e provoi edhe këtë.” Oziri kishte rolin e e Goktug tek seriali “Ertugrul”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *