• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda

Lajme, Të fundit



Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputjeje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthyer në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda është i martuar me znj. Rozina Deda dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën.



8 Comments

  1. Na e beri diktaturen komuniste më pak te eger me humorin e tij dhe kurre nuk i afroi kelyshet e komunisteve pas viteve 90!

  2. Zef Deda dhe shumë artistë të tjerë që na kanë lehtësuar jetën me artin e tyre do të mbeten të gjallë të paktën te ne, brezi që i njohëm dhe patëm fatin të shijojmë dhe të gëzohemi prej artit të tyre.

    1. Zef Deda ishte ilac, harronte robi i shkret vujtjet kur dilte zefi ne ekran.

      Jane kolose te artit. Nuk ka per te patur Shqiperia artiste te tille me!

  3. U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe I dhente qetesine e perjetshme.

    Do jete gjithmone I perjetshem ne zemrat e shqiptareve

    Zoti na dhente force te ndjekim shembullin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *