• |
ide | kryesore

Analiza/ Lojtarët, skema apo trajneri… Kush është fajtori?

F1, Sport



Nga Europiani ne Botëror askush nuk do kishte besuar se Shqipëria do të ndryshonte aq shumë në performancë sa për tu dukur dy struktura pa pikën e lidhjes me njëra-tjetrën. Në vetëm dy vjet ajo skuadër historike u shndërrua ne melodramën e përhershme kuqezi, atë që me kualifikimin në Francë menduam se e kaluam.

Në fakt, pas dy miqësoreve me Kosovën e Ukrainën i kryqëzuari është Kristian Panuçi. Zgjedhjet e bëra, mënyra e lojës, por edhe arroganca mediatike i kane humbur shumë pikë teknikut italian. Në një llogari të thjeshtë, po të heqim portierin, që mbetet siguri si me Berishën ashtu dhe me Starkoshën, “kemi nxjerrë sytë ne vend të vëmë vetullat në të majtë të mbrojtjes.

Veseli i Panuccit – i tij sepse insiston dukshëm, të bën të duket 38-vjeçari Agolli një Roberto Carlos. Yarmolenko i fundit, por para tij edhe, Zhegrova, bënë fenomenin përpara mbrojtësit të Empolit. Qendra ka vetëm një ndryshim, nga ajo e padepërtueshmja e Euro-2016, por golat që merr dhe pasiguritë që transmeton e bën të duket e ndërtuar nga fillimi.

Mavraj nuk mundet të jetë në dy vende njëkohësisht, Djimsiti problematik dhe që nga largimi i Canës stabiliteti duket çështje e humbur. Në të djathtë është Hysaj, ishte edhe në Francë, por shkodrani është i çorientuar nga një repart që në 7 ndeshje ka pësuar 13 gola. Ndoshta është edhe çështje mbulimi me një treshe të pamenduar Ramadani-Lilaj-Lenjani.

Askush nuk ndërton. Janë pa ide dhe është çudi të mendosh se edhe ajo pak kohe qe mund te shfrytëzohet Basha anashkalohet. Tjetër histori kur “diga” e mesfushës kishte emra si Xhaka, Kukeli e Abrashi e pa iu futur skemës, treshja ofensive ka mbetur në mëshirë të fatit nga mesfusha anemike. Nuk kishim emra te nivelit botëror edhe ne France, por gjërat u bënë siç duhet, ndoshta sepse më shumë se gjithçka në fushë zbriste dëshira dhe një moral i lartë, që për një, apo më shumë arsye këto kohë mungon… ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *