• |
ide | kryesore

Rudina Dembacaj tregon operacionin plastik në trupin e saj

Paparazzi, Slider



Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka pranuar se ka kryer një ndërhyrje në trupin e saj, pas sjelljes në jetë të vajzës.

Mbrëmjen e të shtunes, në “Xing me Ermalin”, ajo tregoi edhe një sekret të cilin e ka mbajtur të fshehur që nga periudha e lindjes së vajzës. Pas lindjes, Rudinës i ka rënë gjoksi, duke e detyruar atë të kryejë ndërhyrje.Rudina tha se gjoksi është i saj, dhe se nuk ka abuzuar me ndërhyrje të tjera. “Unë kam qenë e shëndoshë dhe kur u dobësova, gjoksi u bë për tu futur në xhepa. Është hera e parë që po e them. Kam bërë ndërhyrje estetike, i mora gjokset nga xhepat, i ngrita ku e kanë vendin, por janë të miat. Ato që kisha thjesht i sistemova. Jo, nuk kam hequr dhe as nuk kam shtuar. Nuk është gjoks fallco, është gjoksi im”, u shpreh Rudina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *