• |
ide | kryesore

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti publikojnë foton familjare (Foto)

Paparazzi, Slider


Adelina Tahiri i dha fund beqarisë pak muaj më parë në një dasmë private me biznesmenin Serjoza Markov. E teksa për shtatzëninë e saj jemi informuar mjaftueshëm nga postimet  e shpeshta, Adelina ka zgjedhur që të mos postojë foto me bashkëshortin e saj.

Ka ndodhur vetëm një herë që këngëtarja ka publikuar një foto pamendje të të shoqit në Instastory por duket se më në fund ata e kanë një foto të tre bashkë. Po, po themi të tre pasi së fundmi Adelina ka bërë një set fotografik në të cilën ka pozuar edhe me bashkëshortin e saj Markov ku të dy kanë përqafuar barkun e rrumbullakosur të Adelinës.

“Të dua”,-shkruan këngëtarja teksa fytyra e të shoqit është mbuluar nga flokët e saj. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *