• |
ide | kryesore

Video/ Bebé e goli nga 45 metra si Ronaldinho në Kupën e Afrikës: portieri nuk di çfarë të bëjë

Sport, Video
Bebé



Magji apo një pakujdesi e bujshme nga ana e portierit? Goli i shënuar nga Bebé i Kepit të Gjelbër nga një goditje dënimi nga 45 metra është pjesërisht meritë e tij (për shkak të trajektores befasuese të shpikur) dhe pjesërisht gafë e portierit të Mozambikut. Ai, me këtë rast, duket se lëviz me vonesë. Në fakt, përshtypja që të jep është se portieri nuk dinte çfarë të bënte. Duke gjykuar nga mënyra mjaft e ngathët si lëvizi, ai mban një përgjegjësi të madhe për atë finalizim që ishte një mrekulli balistike (përveç teknike).

Ajo goditje ishte qershia klasike mbi tortë për një kombëtare, ajo e Peshkaqenëve Blu, të cilët falë rezultatit 3-0 morën kryesimin në Grupin B të Kupës së Kombeve të Afrikës. Kepi i Gjelbër ka tashmë në duar kualifikimin për në 1/8, me 6 pikë, +4 ndaj Egjiptit të Salah, që ka arritur vetëm barazime në dy ndeshjet e para të grupit.

Kalimi në fazën e eliminimit është gjithashtu ikonik, duke pasur parasysh se Kepi i Gjelbër e ka kapërcyer fazën e grupit vetëm dy herë në histori përpara edicionit aktual të trofeut. E goli i shënuar nga Bebé ishte shumë i nevojshëm për kombëtaren dhe vete lojtarin, që sot luan për Rayo Vallecano ndërsa në 2010 nuk pati shumë fat te Manchester United.

NJË PERLË NGA 45 METRA

Një parabolë e goditur nga 45 metra. Në fakt, duhet parë me kujdes dhe përqendrim atë që ndodhi pas rreth gjysmë ore të pjesës së parë për të kuptuar se sa e bukur dhe fatale ishte goditja e dënimit e Bebé. Ai kishte tentuar pak a shumë nga e njëjta distancë pak çaste më parë por traversa i kishte mohuar gëzimin për të shënuar. Pastaj nga një pozicion tjetër ai lëshoi një goditje me të djathtën që ishte mjaftueshëm e kalibruar për t’i dhënë topit një efekt të veçantë, të ngjashëm me Ronaldinhon që hallakati Anglinë në 2002.

Ernan Siluane, portieri i Mozambikut, e la veten të befasohet. Kepi i Gjelbër kaloi në epërsi pikërisht me këtë gol. Pastaj konkluzionet e Mendes në minutën e 51′ dhe Lenini në minutën e 69′ mbyllën përfundimisht ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *