• |
ide | kryesore

Kalon tek Krimet e Rënda çështja e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi prindërit

Lajme



Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.

Në caktim e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

‘Arrest më burg’ është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga krimet e Rënda.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Çfarë u tha policëve e dashura e 25-vjeçarit që plagosi prindërit me thikë 

Ngjarje e rëndë në Durrës, 25-vjeçari plagos me thikë prindërit e tij, prangoset i riu 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *