Besi dhe Xhensila i kushtuan njeri-tjetrit nga një këngë ditën e dasmës.
Të dyja ato u bënë hit, por duket se ajo e Bes Kallakut, pikërisht “Skifterja e zemrës sime” i ka kaluar kufijtë duke u kënduar tashmë edhe në greqisht.
Ajo u huazua nga reperi grek TUS dhe Plaza, të cilët sjellin këngën në një version grek por me titull shqiptar, “Zemra”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besi nëpërmjet një postimi në “Instagram”.
Në fillim të klipit reperi grek përshëndet dy këngëtarët shqiptarë dhe mesa duket ai e ka marrë me të gjitha të drejtat këngën dhe jo vjedhur sepse ata e pranojnë publikisht dhe i falenderojnë.
Publikohet në versionin grek skifterja e zemrës së Bes Kallakut (Video)
Paparazzi, Slider
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/Screen-Shot-2017-09-16-at-2.20.10-PM-680x365_c.png)