• |
ide | kryesore

Dua Lipa zhgënjen fansat, anulon koncertin në Denver

Paparazzi, Slider


Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë botës, ku po krijon atmosferë fantastike para publikut.
Por, një koncert të tillë bukuroshja është dashur ta anulojë për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur kohët e fundit, e cila gjë nuk ka mundur të evitohet.
Zeshkania, përmes një mesazhi në llogaritë personale të rrjeteve sociale, u ka kërkuar falje fansave që nuk mund të performojë para tyre në Denver, pasi i është infektuar veshi.
“Më vjen keq që më është dashur të ndal performancat e mia. Ditëve të fundit kam pasur infeksion në vesh dhe më kanë këshilluar të shërohen, përndryshe do të kisha pasoja të përhershme”.
Bukuroshja i ka këshilluar të gjithë fansat mos t’i hedhin biletat e koncertit, pasi së shpejti do të tregojë datën e re kurd do të jetë e pranishme para publikut në Denver.
Dua Lipa do të zhvillojë një koncert në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, në kuadër të festivalit muzikor “Sunny Hill”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *