• |
ide | kryesore

Pete Davidson i dashuruar marrëzisht me Ariana Grande

Paparazzi, Slider


John Mesa, pronar i një studioje tatuazhesh në New York nuk dëshiroi kurrsesi që miku i tij, Pete Davidson të binte në grackën klishe: dedikim me tatuazhe për të dashurën. Pavarësisht se ai u përpoq ta ndalonte në kohë të dashurin momental të Ariana Grande- s, e gjitha shkoi në vesh të shurdhët. Davidson shkoi bëri dy tatuazhe në nder të Ariana- s.

“Pete me telefonoi dhe më tha se kërkonte të bënte një mbulim. Ishte tatuazhi që dikur kishte bërë për ish të dashurën e tij. I thashë: Hej shoku duhet të heqësh dorë nga këto. Të dashurat shkojnë e vijnë. Por nuk më dëgjoi. Ka rënë kokë e këmbë brenda me të.” tha Mesa për “Page Six”.

Pete Davidson dhe Ariana Grande u fejuan 1 muaj pasi u lidhën, një lidhje që erdhi fill pasi Ariana u nda nga ish- i i saj. Lidhja duket se është mjaft pasionante dhe dyshja po ecën me hapa gjigandë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *