• |
ide | kryesore

Rekord pas vdekjes, XXXTentacion në krye të Billboard

Paparazzi, Slider


Një këngë e reperit të ndjerë XXXTentacion është në krye të listave një javë pas vdekjes së tij.
Kënga “Sad!” e reperit nga Florida u zhvendos nga Nr. 52 në Nr. 1 në tabelën Hot 100 të Billboard.
Kjo është kënga e parë që pas vdekjes së solistit ngjiten në krye të listave, pas këngën “Mo Money Mo Problems” të Notorious B.I.G. në vitin 1997, sipas Billboard.
20-vjeçari, emri i të cilit është Jahseh Onfroy, u vra javën e kaluar gjatë një grabitje në Broward County, Florida, sipas policisë.
I dyshuari u arrestua nga policia vetëm pak ditë më pas dhe e kanë akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Gjithashtu 8 këngë të tjera të XXXTentacion janë aktualisht në Hot 100, duke përfshirë “Moonlight” në Nr. 16, “Changes” në Nr. 18, “Jocelyn Flores” në Nr. 19, “F ** k Love”, me Trippie Redd në Nr. 28, “Everybody Dies on Their Nightmares”në Nr. 42, “The Remedy for a Broke Heart (Why Am I So in Love)” në Nr.58, ” Hope “në Nr.80, dhe” Numb “në Nr.82.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *