• |
ide | kryesore

Rita Ora vazhdon të mbështesë vendlindjen e saj, Kosovën

Paparazzi, Slider


Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë herë ka ndarë me fansat e saj në postim në “InstaStory”, ku ka kërkuar që të mbështes viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
“Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT, që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “Bëhu Zëri Im”, duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh”, ka shkruar Rita Ora në postim.
Fushata “Zëri im” përkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Rita, gjatë vizitës në Prishtinë, u shpall ambasadore nderi e shtetit të Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *