Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur në selinë e Presidencës ndeshjen Zvicrës dhe Kosta Rikës.
Së bashku me të ishin të pranishëm emra të njohur të muzikës si këngëtarja Era Istrefi e cila do të niset për në Moskë për të kënduar në finalen e Botërorit së bashku me Will Smith dhe Niki Xhem këngën “Live it up”, e cila është edhe kolona zanore për këtë botëror.
Në krah të Presidentit ishte edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e Kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha e shumë personalitete të sportit e kulturës.
Në videon më poshtë duket festa në presidencë për golin e parë të Zvicrës të shënuar nga Blerim Xhemaili.
https://www.dailymotion.com/video/x6my6q8
Hani derra, pini derra!