• |
ide | kryesore

Blerim Xhemaili: Po të shënoja kundër Serbisë nuk do festoja me “shqiponjë”

Sport



Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer për Report TV, të gjitha presionet më të cilat janë përballuar përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit.

Helvetët fituan atë ndeshje me shifrat 2-1 dhe golat u shënuan nga shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të cilët festuan me “shqiponjë”.

Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do të bënte të njëjtin gjest, por të festonte me shkronjën “L”, germën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.

“Mendoj se ajo ka qenë spontante dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me “L”-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me “L”-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike” – thotë Xhemaili.

Ai rrëfen edhe prsionin para ndeshjes me Serbinë.

“Ndeshja kundër Serbisë ka qenë speciale për ne. Kemi qenë 4 shqiptarë që luanim për Zvicrën. Kemi hyrë në fushë me idenë që të fitonim ndeshjen dhe jo me frymë politike. Para lojës ka pasur plot provokime prej serbëve, por i harruam ato. Kishim në kokat tona vetëm ndeshjen, donim ta fitonim atë ndeshje. Ka qenë me shumë rëndësi ta fitonim dhe e fituam. Sigurisht i kemi bërë krenarë shqiptarët për golat e shënuar, por e rëndësishme është të fitonim” – thotë futbollisti. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. C’pret nga nje njeri qe edhe mbiemrin e vet e shkruan me drejtshkrimin serb Dzemaili dhe jo me ate shqiptar Xhemaili. Gjakprishur.

    1. Dhe emri te duket Serb? Emrin ai e ka ne alfabet latin dhe jo cirilik. Ne gjuhen Angleze apo Gjermane nuk ka XH por duhet te lidhen germat per te krijuar germen XH. Emri i tij eshte ne gjuhen Gjermane dhe nuk ka asnje lidhje me Serbishten apo cfare mendon ti.

      1. Po Xhaka pse e shkruan “Xhaka” dhe jo Džaka mbiemrin? Nga Zvicra e gjermanishtes eshte edhe ai. Ta them une perse: sepse ne pasaporten e lindjes, ai nuk e ka shkruar mbiemrin sipas rregullave te sllavishtes por sipas atyre te shqipes, e cila sanksionon se tingulli “xh” ne shkrim perftohet nga bashkimi i shkronjave X dhe H. Sllavishtja shkruhet me dy alfabete, ate cirilik dhe ate latin. Sigurisht, kur shkruhet me alfabet latin, ka disa rregulla drejtshkrimore per te riprodhuar tingujt qe ne cirilike paraqiten me shkronja teke. Psh, tingullin “xh” versioni latin i sllavishtes e prezanton me bashkimin e shkronjave d dhe ž. Sic e ka edhe Džemaili yt antishqiptar.

        1. O BINGO po dallimin mes shkornjes XH dhe GJ e ben ti, apo te duken njesoj?..Edhe mos ia futni kot se ska bir shqiptari qe me deshire e shkrun emrin ne versionin sllavishte, po varet si e ka shkruar ne dokumenta ne Maqedoni kur ka lindur.Dhe ne Maqedoni nuk ia kane shkruar gabimisht keshtu, por qellimisht, dhe dihet se pse. ..Sidoqofte kete deklarate te Blerimit se pelqej fare.NQs e quan “politike” shqiponjen atehere ti Blerim Xhemali qenke edhe me i keq se Januzaj. Ik tani dil ne pension,se po te ishe aq shume familjar e ta doje Luanin tend, e mbaje familjen te bashkuar

  2. Ci plasi trapi atij te beje shqiponjen,sorren apo rosen se po i ndritin halene ato simbole kur ti i ke politikanet tone me serbe se serbet,me greke se greket,me maqedonas se maqedonasit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *