• |
ide | kryesore

Xhemaili feston me “L” pas golit, ish-bashkëshortja Erjona Sulejmani zbulon kuptimin

Paparazzi, Slider



Mbrëmë Zvicra ishte përballë Costa Rikës në ndeshjet për kupën e botës dhe ndeshja përfundoi me një rezultat   2-2 ku  një nga golat u shënua nga futbollisti me origjinë shqiptare Blerim Xhemaili. Ai pas golit festoi me shkronjën “L” e cila paska një domethënie shumë të madhe për futbollistin.

Këtë e ka zbuluar ish-bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani e cila si fillim publikoi një foto ku uroi Xhemailin për golin e më pas shpjegoi edhe arsyen e festimit të tij me shkronjën “L”

Ajo ishte e ftuar në “Magjia 21” në RTSH dhe kur u pyet në lidhje me golin u shpreh:“Ishte një gol tipik i Blerimit. Festoi me shkronjën L, pasi është shkronja e parë e djalit, Luanit. Çdo herë kështu feston kur bën gol. Jam shumë e kënaqur që bëri gol. Ishte nga ata golat e përhershëm që bën gjithmonë Blerimi.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *