• |
ide | kryesore

Debati për Teatrin ndan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari: Të mbrohet! Aktori: Të prishet!

Lajme, Të fundit


Debati për godinën e Teatrit Kombëtar prek ndonjëherë edhe kufijtë e absurdit. Çështja nuk ka ndarë në mes vetëm politikën, arkitektët, aktorët dhe regjisorët, por tashmë zëra të kundërt gjen edhe brenda një familjeje. I tillë është rasti i vëllezërit shkodranë Primo dhe Bruno Shllaku. I pari shkrimtar dhe tjetri aktor. Janë djemtë e regjisorit dhe Artistit të Popullit, Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.

Këtë të martë në të njëjtën ditë njëri deklaronte publikisht në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, ndërsa tjetri protestonte para godinës së Teatrit, kundër shembjes së saj.

E çuditshme në këtë rast është se shkrimtari Primo Shllaku mbështet ruajtjen e godinës ndërsa aktori Bruno Shllaku është “pro”shembjes”.

“Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull. Padrejtësisht paskemi menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me ’67, ka prapë tundime për të prishur tempujt” – tha Primo Shllaku në protestë duke shtuar: “Ky kompleks është organik, autentik dhe unik. Çdo gjë tjetër këtu “i rrin si shalla gomarit”. Këtu ka kaluar historia e Teatrit shqiptar”.

Më herët në Komisionin Parlamentar Bruno Shllaku do të thoshte: “Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë: “Unë jam Teatri”. Do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkitkemi Teatrit?

Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit.

Kujt i përkas unë? Cilit teatër mund ti përkas? Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerëzit. Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time”.

Ai teatër është jashtë çdo parametri. I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: “Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit. Se vë qeveria një dorë” – tha aktori Bruno Shllaku. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Kadriu ka thene pse s’e riparon shteti, or ti trutheri bruno, kur ta marresh vesh ti LOJen do turperohesh, po s’ben fajde. Mire ka thene Shekspiri, po nuk ka thene Shekspiri kazmen vlerave kombetare, po do TiranZiu edvinrama, o bruno, te hengert gomari trute!.
    Kush tha mos ndertihet teater I ri, aty ku ta kete vendin, ketu ne mes Tiranes e ka ky dhe duhet mirembajtur e restauruar qe te shkoje sa me gjate, o bruno truthari!!!

  2. Gjon Shllakut te nderum po I lujne kockat ne vorr prej qorrnise se nipit bruno gomori buzebardhe!, mjere!

    Po UuuuuNE I kujt qekam, ankon bruno trapi!
    Je I Tepsise Kellira Mafioze, per t’i la komet e pi ujin e …
    per te honger naj gelboqe
    Surratin debil nga Diavolo KryeKellira Piktor, bir i Skulptor- firmetarit te varje poeti ne 1990!!, nip I kriminelit…

    Je nji mize ne b.
    te psiko-Mafiozit te degradu edvinrama,
    Kaq e veteprezantove veten
    o teveqel impotent !
    Te pakten te kishe qepur shpellen, o gomar!

  3. Krimi me i madh qe ka bere Saliu eshte nje lufte e re kllasash qe ndan vellane me motren,me vellane etj! Nje percarje e denje per komunistet tip Brrish! Keta idiote injorante te Lapsi.al dhe komentuesit gjysem analfabete gezohen per kete! A e kuptoni ku ka arritur saliu dhe keta njerez pa tru!

  4. Ozagar-rilindas-ini ju kelyshet dhe morrat e kuq qe ne nje familje te kini pese parti se ju ini sharlatane doni t e hani ne tere krahet .Nje me PS,nje me PD-nje me LSI- nje me Republikanen ,nje me Social demokraten e ku ta di une .Ini ju felliqesira te pangopur qe ini hapur ne c’do force politike .Dhe nuk ju ndau Berisha o fare e keqe .

  5. Gomarin po ta çposh - pordhe do degjosh... Kur e shpon edvini dalin pordhe LHL thotë:

    Ore,, ku gomari me samar bruno leci, se shllaku s’eshte me, ky na bi deshmitar Shekspirin e mocem tu pas modernin b.q. Tekayt edvinetarama qe ka shkru Kurbanin Botnor e ka bo piktura botnore, tana moderne…
    Ket brunon Shkodra duhet me e hyp ne naj gomor mjedis Pedonales ose t’ I bojne Morton trunit e nderit te ktij gelbazeje te edvinaqes…

    Ne pleqni I dul tymi Surratsiz, edepsizit.
    O Shkodra, na spjegoni pak …

  6. Mjer Primo Shllaku per vlla qe ka!
    Pasi laliMortja I shtroi ne Tepsi peshkun e madh ndrenike e disa peshkaliqe, I hengri per peshkaqene, sot ne Tepsi vinaqsi pat bruno leshin, I hudhi nji sy, tha: ky qe gomar I gjalle Jo mo I pjek, pthu!, I leshoi nji gelboqe.
    Mire ja boni, fundja,
    E doemos
    qe gelboqon mire KUSh gelboqon I fundit!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *