• |
ide | kryesore

Rodriguez, një sulmues brazilian për Kukësin

Sport



Kukësi e ka marrë më shumë se seriozisht sezonin e ri dhe përballjen në Ligën e Kampioneve. Nëse ka një skuadër që ka dominuar merkaton është sigurisht klubi verilindor, që ka treguar qartë se po mendon të marrë stafetën e Skënderbeut në futbollin kombëtar dhe në Champions synimet nuk janë të vogla.

Në ambjentet e klubit është prezantuar zyrtarisht edhe Roger Junio Rodrigezin. Wingeri brazilian është alternativa kryesore ndaj Elton Kale, i cili nuk është bashkuar me grupin edhe në fazën përgatitore në Slloveni.

22-vjeçari brazilian ka luajtur më parë në Serinë B braziliane, ku është aktivizuar me Vila Novën, ndërkohë që skuadra e fundit me të cilën ka luajtur është Altetiko Goianiense.

Kukësi sigurisht që shpreson të shkojë shumë më larg se turi i parë ku do të ndeshet me maltezët e Valetës dhe për momentin tekniku Pacult është shprehur i kënaqur me lëvizjet e bëra nga klubi.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1475582735920402/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *