• |
ide | kryesore

Francë-Belgjikë, deklarata me klas të protagonistëve

Rusi 2018, Sport



“Jam shumë i lumtur për futbollistët e mi, ishte e vështirë kundër një Belgjike të mirë. I bëj komplimente lojtarëve dhe stafit”. Kjo është deklarata e trajnerit të Francës, Didier Deschamps, pas fitores në gjysëmfinale të Kupës së Botës 2018 që i lejon Les Bleus të shkojnë në finalen e dytë në dy vjet, pas asaj të humbur në Euro 2016. “Finalet duhen fituar sepse akoma nuk kemi kaluar atë që pësuam dy vjet më parë”, përfundoi tekniku.

Martinez: “Të dënuar nga një episod”

“Diferencën për fat të keq e bëri një goditje standarte në një ndeshje shumë të luftuar. Nuk mund ti kërkoja më shumë futbollistëve si sjellje në fushë”. Kështu deklaroi trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pas humbjes 1-0 me Francën. “Kemi dhënë gjithcka dhe provuam deri në fërshëllimën e fundit”, shtoi ai. “Jemi të zhgënjyer, por duhet ta heqim nga vetja këtë ndjesi dhe ta mbyllim turneun si e meritojnë këta lojtarë, e jo me shijen e humbje “, u shpreh tekniku i Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *