• |
ide | kryesore

FOTO/ Vidhte karburantet natën, grabitësja e kishte burrin emigrant

Lajme, Të fundit


Anna Malaj grabitëse karburantesh dhe nënë e një fëmije të mitur jetonte në shtëpinë e saj në Mallakastër, pasi kishte qëndruar disa vjet në Greqi. 31 vjeçarja është arrestuar nga policia pasi ishte e përfshirë në grabitjen me armë të tre karburanteve.

Anna është e martuar dhe bashkëshorti i saj është emigrant. Grabitjet i kryente me kushëririn e saj 22 vjeçar që për momentin është shpallur person në kërkim.

Siç u sqarua nga policia, ajo vishte dorezat e maskohej në mbrëmje dhe nisej të gjente prenë e radhës. Në një karburant në Levan ka mundur të grabisë 300 mijë lekë, ndërsa në dy raste të tjera tentativa i ka dështuar. Policia nuk ka dokumentuar ende ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë Anna, ndërsa pritet që me shumë vlerë të jetë edhe dëshmia e saj para bluve të Fierit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *