• |
ide | kryesore

Lista/ Mbyllen resortet dhe lokalet në bregdet, nuk jepnin kupon tatimor

Lajme, Të fundit



2,4 milionë lekë shkelje janw konstatuar nga tatimet gjatw kontrollit tw dhjetwra lokaleve dhe bizneseve nw bregdet.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Mes bizneseve të bllokuara ka edhe resorte të njohura.

Subjektet e bllokuara janë:

Tropikal Resort, Durrës;

Piratët, Dhërmi;

Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës;

Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës;

Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës;

Market Bolena, Sarandë;

Gjithashtu, janë gjetur 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.



3 Comments

  1. Qeveri e poshtër! Sot dy të rinj humbën jetën në plazhet shqiptare si pasojë e mungesës së një roje plazhi ose vonesës së ndihmës së shpejtë! Këto merren me kuponat! Tatimorët do të ishin më të vlefshëm nëse do të punonin si roje plazhi (lifeguard). Të paktën sot do të kishim dy të rinj më shumë mes nesh! Por qeverisë i intereson të mbushë xhepat e tatimorëve ose arkën e shtetit! Vlera e jetës së qytetarëve shqiptarë nuk ka rëndësi. Rëndësi ka kuponi! TURP!

  2. Sefer Daja, koment pa kuptim ke dhene. Rr. K..i
    Clidhje kane kuponat me mbytjet qe ndodhin ?
    Mbytje ndodhin ne cdo vend te botes se pasur, prandaj si atdhetare i lutem popullit qe mos u fusni ne thellesi sepse dallgat jane te rrezikshme, dhe roja aty te jete ska cte beje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *