• |
ide | kryesore

Kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana borxhli ndaj Tatimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana rezulton “borxhli ndaj Tatimeve”.

Bëhet fjalë për detyrime të papaguara nga biznesi i tregtimit të automjeteve që Arbana ka zotëruar nga viti 2007 por që sot rezulton i pezulluar.

Ky skandal është publikuar nga gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri i cili shkruan se Tatimet kanë lejuar kalimin me status të pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron të nisin procedurat e mbledhjes me forcë.

Gjatë denoncimit, Tomorri ironizon ligjin në Shqiperi duke thënë se “po ke taksa të papaguara përjashtohesh nga tenderat”, por mund të zgjidhesh kryetar bashkie.

“Kryetari i Bashkise se Shijakut, Elton Arbana e ka emrin tek lista e borxhlinjve ndaj Tatimeve. Zoti Arbana rezulton te mos kete paguar detyrimet nga biznesi i tregtimit te automjeteve qe ka zoteruar nga viti 2007.

Kur te del emri tek lista e borxhit tatimor do te thote qe detyrimi eshte i natyres perfundimtare dhe ka kaluar te gjitha hallkat e apelimit, perfshire gjykaten. Sa eshte shuma e taksave qe zoti Arbana nuk i ka shlyer shtetit? Kjo nuk dihet se Tatimet fshihen pas konfidencialitetit dhe nuk bejne transparence edhe kur u drejtohesh me kerkese zyrtare. Por kjo ka pak rendesi.

Kryetari i Bashkise se Shijakut, qe kryeministri e cileson si nje kryebashkiak model rezulton se model paska Cetto La Qualunquen qe thoshte: Taksat jane si droga. Po i pagove njehere, pastaj te vjen deshira ti paguash gjithmone.

Biznesi i tij sot eshte me status te pezulluar. Tatimet kane lejuar kalimin me status te pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron te nisin procedurat e mbledhjes me force.
Ligji ne Shqiperi thote se po ke taksa te papaguara perjashtohesh nga tenderat, por mund te te zgjidhesh kryetar bashkie. Pra te gjithe te barabarte para ligjit. Vetem se barazia eshte relative.

Se desh harrova. Perpara, jo mbrapa.”



3 Comments

  1. Bashkiaket qe duam, cfare ka ku me shume se Hysenbelliu qe ju prish prona?

    Asgje njeri eshte zagar i Rames tjetri ish zagar.

  2. Por të paktën ia arritëm ditës të shohim Berishën që bën thirrje të mos votohet Partia Demokratike! Kjo është faza e parë e rrënimit, por fjalën e fundit e ka drejtësia jonë që duhet të nisë ndonjë hetim apo t’i kthejë ndonjë përgjigje Uashingtonit që kërkon që non-gratat të hetohen këtu.

    1. O gomar i pa emër i orës 16:53 këtu bëhet fjal për bashkiakun e koruptuar e jo Sali Berisha hu rac muti që jo mor pattonazhist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *