• |
ide | kryesore

Protestë para bashkisë: Veliaj shko te shokët në burg (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj



“Erion Veliaj, shko te shokët”, ishte motoja e një proteste të organizuar nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori para Bashkisë së Tiranës.

Protesta u mbajt pasi drejtorët më të rëndësishëm të kryebashkiakut janë arrestuar ose ndodhen nën masa më të buta sigurie nga SPAK, në kuadër të hetimeve për atë që njihet si dosja ‘5D’.

Lexo më tej: Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

“Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Protesta nga Lëvizja Bashkë: 

ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Po kush paguan në Bashkinë Tiranë?

Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës;

janë detyrimet e paguara të prindërve, dyqanxhinjve, tregtarëve të vegjël dhe të ndershëm;

janë puna e përditshme e të gjithë atyre që jetojnë përmes pagës ose pensionit, i cili në shumicën e rasteve është i pamjaftueshëm, por ata prapëseprapë i përgjigjen detyrimeve të tyre.

Po kush e mban barrën e vjedhjes?

Ata që e pësojnë janë banorët e Astirit, që nuk kanë shkolla dhe çerdhe për fëmijët e tyre;

janë banorët e 5 Majit, Astirit, Selitës, Freskut dhe Kombinatit, që i latë në qiell të hapur;

janë banorët e Rrugës së Dibrës, Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, Rrugës së Elbasanit, Komunës së Parisit e kudo ku ka ndërtime, që hanë pluhurin dhe betonin e kullave;

janë qytetarët që rendin për të kapur urbanin, por ngecin në trafikun e çmendur të Tiranës;

janë fëmijët që nuk gjejnë një park për të luajtur;

janë ata që ju i sëmurët me ajrin e ndotur të Tiranës;

janë qytetarët që zgjohen me zhurmat e pompave të ujit, ata që kthehen në shtëpi duke kaluar në rrugët e pashtruara dhe të pandriçuara të këtij qyteti, dhe ata që flenë me zhurmën e betoniereve!

Ku shkuan paratë e qytetarëve?

Në pak duar!

Në duart e drejtorëve dhe të tuat, Erion Veliaj!

Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj.

NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TE SHOKËT E TU: NË BURG!



10 Comments

  1. Zari i lali erit doli në aksion para opozitës

    Arlind qorri eshte zar , sa here dun ndihme e hudhin në fushe

    Popull kurvë

    1. epo debilat e Saliut edhe kur protestojn kunder Veliajt merziten se nuk jan ata qe te protestojn aty. Po ti mblidhi shoket posht rrugices se Saliut dhe coji ca me tutje te bashkia po do me protestu. Ju doni dhe monopolin opozitar, apo doni qe te vij dhe Arlid Qorri aty te rruga? Copa karash

      1. Bashkia nuk le njeri ti afrohet jo me ta shkarravisin. Skenari eshte i koordinuar me leje dhe me marreveshje.

        Arlindi perdoret rregullisht nga Veliaj per te dale nga hallet:

        Veliajn e rrezon opozita e bashkuar qytetare. Nje grup femijesh qe bejne sikur me spry jane dhe kane qene metoda veliste .

        Qori mund te jete i ndershem por loja qe ben eshte e piset

  2. Jan merzit zarat e Saliut se dikush tjeter po proteston kunder Veliajt, dikush qe as nuk eshte perlyer me korruspione e as nuk eshte ne arrest shtepie per vjedhje, dhe as nuk eshte zari i Saliut. Pse te mos protestoj, cfar problemi keni ju? Po kerkon burg per Veliajn, pse merziteni ju dumbabista?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *