• |
ide | kryesore

Tjetër i mbytur në det, kësaj radhe një djalë 18 vjeçar nga Tirana

Lajme, Të fundit



Një i ri nuk mundi të shpëtohet nga mbytja këtë pasdite në Gjirin e Lalëzit. 18 vjeçari u nxorr nga deti në gjendje të vështirë dhe pasi iu dha ndihma e parë, u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjirit të Lalzit, pasi ishte zhytur në thellësi, nga ku më pas ka dalë me vështirësi.

Ndihma e parë është dhënë nga pushues të tjerë që kanë qenë aty afër, të cilët e kanë ndihmuar të renë që të dal në breg.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Tregojini informacionet sakt,djalin e nxorren nga deti me puls te dobet po ambulanca vonoi 1 ore dhe ai dha shpirt se askush nuk dinte ti jepte ndihmen e shpejt.Mir ai i shkreti qe vdiq te pakten tregoni dhe s ekujt i perket faji me i madh qe nuk mbijetoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *