• |
ide | kryesore

Gjendet i mbytur te liqeni i Farkës 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
i mbytur, Farkë



Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Farkës. Trupi i personit me inicialet L.D, është gjetur mëngjesin e sotëm. Policia informon se në trup nuk kishte shenja dhune. Kështu ata kanë hedhur poshtë aludimet se ai mund të jetë dhunuar. Po ashtu, forcat blu, dyshojnë se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *