• |
ide | kryesore

Iu gjetën armë në banesë, vihen në pranga 30-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij gjermane

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten e tij gjermane janë vënë në pranga nga policia, pasi gjatë një aksioni në banesën e tyre në Solingen, Gjermani, u gjetën tre armë zjarri.

Çiftit iu gjet një numër i konsiderueshëm armësh zjarri, fakte këto që tregojnë vetëm majën e ajsbergut për ta, pasi dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në fushën e narkotikëve në të kaluarën.

Bashkëshorti 30-vjeçar shqiptar akuzohet për shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa gruaja e tij, shtetase gjermane, mësohet se ka përvetësuar para nga klientët si punonjëse e një institucioni financiar.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën bizhuteri me vlerë dhe kur u hap një kasafortë, u zbulua një sasi gjashtëshifrore parash.

Shqiptari mësohet se ka vepruar në sasi të mëdha me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan tre armët e gjata të përmendura përveç sasive të vogla të lëndës narkotike. Policia kriminale ka konfiskuar edhe një Mercedes AMG të të dyshuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *