• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Shkodër, shënohen vetëm dëme materiale

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tom Kola’, rreth orës 03:40. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *