• |
ide | kryesore

Abu Dhabi nuk toleron, arreston adoleshentët që kërcyen këngën e Drake në rrugë

Paparazzi, Slider


Abu Dhabi ka urdhëruar arrestimin e tre emrave të njohur që janë bërë pjesë e sfidës virale të bazuar në hitin e Drake “In My Feelings”.

Kërcimi ‘Kiki’ ka bërë që njerëzit të dalin nga makina që është në lëvizje dhe të kërcejnë në ritmet e muzikës ndërkohë që dera qëndon e hapur.

“Pjesëmarrësit në këtë kërcim kanë dalë nga makina dhe kanë kërcyer ngjitur me të në publik, gjë që është e rrezikshme për to dhe të tjerë në rrugë. Kjo sjellje është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë së Emirateve dhe përbën shkelje të moralit publik”, thuhej në një deklaratë.

Shumë persona që kanë tentuar ta bëjnë këtë kërcim janë rrëzuar nga makina duke pësuar dëmtime të lehta. Zyra e prokurorit publik nuk ka zbuluar emrat e tre personave të urdhëruar për arrestim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *