• |
ide | kryesore

Në janar i shpëtoi atentatit me tritol, kapet pas 6 muajsh në Kakavijë biznesmeni Lulzim Kulla

Lajme, Të fundit



Biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në tentativë për të kaluar drejt Greqisë me pasaportë false.

Kulla u vu në qendër të vëmendjes rreth 6 muaj më parë, kur i bënë atentat në qytetin e Shkodrës me tritol.

42 vjecari u ndalua ndërsa udhëtonte si pasagjer në një makinë tip AUDI dhe tentoi të kalojë drejt vendin fqinjn duke parqitur një mjet identifikimi të falsifikuar.

Burime policore thanë se Lulzim Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *