• |
ide | kryesore

Kapet 195 kg márijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet shoferi

Lajme, Planet



Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge pasditen e djeshme. Sipas informacioneve, policia ka ndaluar një furgon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 67-vjecari Andonis Panagiotopoulos. Nga hetimet rezulton se mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek.

Mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false. Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij. Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro. 67-vjecari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *