• |
ide | kryesore

Rrahu xhaxhain e tij, kapet 37- vjeçari në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kukësit. Ai akuzohet  për dhunë në familje. Sipas bluve, shtetasi M. A., 37 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *