• |
ide | kryesore

Berisha flet për kullën 64 kate: Trillime primitive e mullar i turpit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha, edhe këtë mbrëmje u është drejtuar mbështetësve të tij me mesazhe nga dritarja e banesës, aty ku ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal te debati për kullën “Mount of Tirana” e cila po ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Berisha tha se Edi Rama, pasi humbi betejën me shpalljet non-grata, kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat, duke iu referuar kullës 64-katëshe.

“Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës”, tha ish-kryeministri ndërsa theksoi se ishin trillime në mënyrën më primitive.

“Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.

Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.

Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.

Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha.



3 Comments

  1. Plas sherri brenda familjes Berisha: Argita refuzon të shkojë në televizionin e Shkëlzenit, pas përplasjeve me vëllain,po more serbi tani qe puna ecen me ritme te larta te kulla 64 ti ben sikur nuk ke lidhje dhe zani caushi keshtu thonte per krimet e tij se nuk i kam bere,ai zani ne burg ti salih ne pritje te burgut.

  2. Dy lehes ne dy komente, nga lehja i kullojne jarge urrejtjeje, por qe e tregojne vehten rreshtere te sektit qe rrijne te gatshem pas portalit te jarganosin demokratet e kryetarin e saj.Ne komentin e pare eshte refren gati ne cdo artikull, ky luani Rames i dyti, na qenka dosa, e po ske ci ben derrit se ta hyp.Neser kushedi se me crepertor shpifjesh e alibishe do na dilni, mendoni naten, e i hidhni ne komet kuturru diten, se ndryshe nuk ju paguan sekti, apo kapo hajdutet, gangot e trasheguar, bije kurvi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *