• |
ide | kryesore

Vendi pa gjykata, por Romana Vlahutin sheh reforma “mahnitëse”

Lajme, Të fundit

Në një kohë kur Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë me një sistem drejtësie ku mungojnë gjykatat e sipërme, Romana Vlahutin flet me superlativa për sukseset e reformës në drejtësi.

Në një intervistë për Dë, ambasadorja e BE stërmundohet të nxjerrë në pah suksesin e një reforme që e etiketon si “mahnitëse”, duke ia justifikuar vonesat, që kanë lënë vendin me një sistem drejtësie të gjymtuar.


 

“Nuk pajtohem disi me nocionin e vonesave, sepse kur shikon objektivisht këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërfshirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, miratimin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e institucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë. Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit.

Ajo do të krijojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre. Ndërkohë ka pasur dhe ende ka shumë përpjekje, nga ata që kundërshtuan reformën për shkak të interesave vetiake, që e sulmuan atë me mjete të ndryshme, por që dështuan. Sistemi i ri i gjyqësorit është tani një realitet kushtetues.

Pati humbje kohe për shkak të atyre përpjekjeve të dështuara dhe grindjeve politike, por edhe këto të fundit janë pjesë e procesit. Natyrisht, në një reformë kaq gjithëpërfshirëse, të duhet të presësh edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që njerëzit kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra” u shpreh Vlahutin.

Por duket se antuziazmi i ambasadores nuk i përgjigjet realitetit. Deri tani, mahnitëse mund të konsiderohet vetëm fuqia goditëse e shumicës në pushtet ndaj institucioneve të drejtësisë. Në krye të prokurorisë është e zgjedhura e socialistëve, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë zhbërë, ndërsa Vetingu dalëngadalë nuk po i fsheh më standartet e dyfishta që po përdor.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu