• |
ide | kryesore

Berisha: Lu dhe Vlahutin u sollën si Guvernatorë, hiqnin kufjet kur…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur përballë gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli është shprehur se ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin kanë përjashtuar kreun e opozitës nga konsensusi për reformën në drejtësi.
Ish-kryeministri është shprehur se “dy guvernatorët” hiqnin kufjet kur një gjyqtar dilte kundër propozimeve të qeverisë për drejtësinë.

“Opozita i bëri shërbim të jashtëzakonshëm vendit, duke luftuar për të shpëtuar drejtësinë nga kapja. Që në fillim Edi Rama me dy “guvernatorët” Lu dhe Vllahutin. Edhe Hahn që erdhi për të mbështetur me të gjithë forcën e tij Ramën, lëshoi fjalën se “reforma në drejtësi përfundon dizastër”.

Rama dhe dy guvernatorët bënë gjithçka që të përjashtojnë opozitën. Kujtoni Vllahutin që thoshte se s’ka nevojë për konsensus. Ata po bënin gjithçka për të futur nën sqetull drejtësinë. Ne me specialistët më të mirë dhe në të gjitha komisionet fituan draftet e ekspertëve tanë. Kam biseduar me kryetarin Basha dhe i kam thënë që reformën në drejtësi nuk mund ta kundërshtojmë kurrë, por duhet ta mbështesim.

Ata e përjashtuan kryetarin e opozitës nga konsensusi dhe “dy guvernatorët” i dhanë dritën jeshile Ramës që të vazhdonte jashtë konsensusit.

“Guvernatori” Lu hiqte kufjet kur përfaqësues të gjyqësorit jepnin opinionet e tyre për reformën në drejtësi. Në mënyrë hilecake ata filluan punën pa ne ndërkohë që 38 nene të reformës së tyre u rrëzuan herën e parë dhe 12 nene u rrëzuan për herë të dytë.

Kryetari i PD Basha ka përballuar një presion botëror të pandershëm dhe duhet vlerësuar për atë që ka bërë pasi edhe faktorët ndërkombëtarë ishin keqinformuar”, – është shprehur ish-kryeministri Berisha.



2 Comments

  1. Fale jush si politikan te paafte e te pangopur per para e pushtet, shqiptaret do ta quanin si dhurate nga Perendia ne qofte se Shqiperia kthehet ne protektorat te SHBA e Evropes.

  2. Cilin nga ambs ne 28vjet ne polotike ky plak kurv,ky monster politik qe nuk i priste ne zyre senatoret amerikane,ky vetem serbet priste,dorisin e kishte qef pastaj doli dolli tani meret me keta qe po cmontojne duro dhe pak monster politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *