• |
ide | kryesore

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për Palestinën/ SHBA kundër, Shqipëria abstenon

Arkiva, Lajme, Të fundit
okb



Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që i njeh Palestinës të drejtën për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”. Drita jeshile nga Këshilli i Sigurimit, ku SHBA vendosi veton muajin e kaluar, është një kusht i domosdoshëm për miratimin përfundimtar. Teksti i rezolutës mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

Shqipëria abstenoi ndërsa SHBA votoi kundër rezolutës. Shqipëria abstenoi, së bashku me Italinë, Bullgarinë, Austrinë, Kanadanë, Kroacinë, Fixhin, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Letoninë, Lituaninë, Ishujt Marshall, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Paraguain, Rumaninë, Vanuatun, Malavin, Monako, Ukrainën, Suedinë dhe Zvicrën.

9 vendet që votuan kundër ishin SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke. Rezoluta ishte propozuar nga përfaqësuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ju i keni hapur Kombet e Bashkuara për nazistët modernë” – tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan pak para votimit.

Çështja e shtetësisë palestineze ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar prej dekadash. Në vitin 1988, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP), përfaqësuesja kryesore e palestinezëve, shpalli për herë të parë krijimin e Shtetit të Palestinës. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shteti palestinez njihet nga 139 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së edhe pse kjo shihet kryesisht si simbolike.

Në praktikë, palestinezët kanë një vetëqeverisje të kufizuar përmes Autoritetit Palestinez (AP) në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. AP humbi kontrollin e Rripit të Gazës kur në pushtet erdhi Hamasi në vitin 2007. OKB-ja i konsideron të dy territoret si të pushtuara nga Izraeli dhe që përbëjnë një entitet të vetëm politik.

Izraeli nuk e njeh shtetësinë palestineze dhe qeveria aktuale izraelite kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Tel Avivi argumenton se një shtet i tillë do të ishte një kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

SHBA është në favor të krijimit të një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit (e ashtuquajtura zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez), por thotë se një shtet i tillë duhet të vijë vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy palëve.

Muajin e kaluar, SHBA përdori veton e saj si një nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të bllokuar një rezolutë të Algjerisë të mbështetur gjerësisht që kërkon pranimin e Palestinës si shtet, duke e quajtur atë “të parakohshëm”. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë ligjërisht të detyrueshme, ndërsa rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme jo. ©BBC, LAPSI.al



6 Comments

    1. Pleheat dhe sklleverit e Amerikes qe protestonin per civilet ne Ukraine sot mbeshtesin genocidin Amerikano Izraelit ne Palestine. Njerez olehra qe harruan genocidet qe ju bene nder mijravjecar. Njerez vemje re peshtire qe do ta paguajne shtrenjte kete qe bene

  1. Plehert dhe sklleverit e Amerikes qe protestonin per civilet ne Ukraine sot mbeshtesin genocidin Amerikano Izraelit ne Palestine. Njerez mbeturina qe harruan genocidet qe ju bene nder mijravjecar. Njerez qe jane vemje te peshtira dhe qe do vije dita do ta paguajne.

  2. Plehrat dhe sklleverit e Amerikes qe protestonin per civilet ne Ukraine sot mbeshtesin genocidin Amerikano Izraelit ne Palestine. Njerez mbeturina qe harruan genocidet qe ju bene nder mijravjecar. Njerez qe jane vemje te peshtira dhe qe do vije dita do ta paguajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *