• |
ide | kryesore

Një stuhi diellore mund “të godasë” Tokën këtë fundjavë

Arkiva, Lapsi Leaks
diellore



Toka duhet të përgatitet për ardhjen e një stuhie të fortë diellore. Ekspertët thonë se efektet e para do të shfaqen që mbrëmjen e së premtes ndërsa ato më intensivet priten të shtunën. Një stuhi e ngjashme është e para që nga viti 2005. Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të agjencisë amerikane NOAA ngriti nivelin e rrezikut në G4, i dyti më i lartë në shkallë. Këto stuhi diellore ndikojnë në rrjetin elektrik, sistemet e navigimit satelitor si GPS, satelitët dhe anijet kozmike. Sipas ekspertëve, stuhia mund të fillojë që në orët e ardhshme.

“Megjithatë aktiviteti diellor do të mbetet intensiv edhe në periudhën e ardhshme, edhe pse po i afrohemi kulmit”, tha për ANSA, Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes. Stuhia, sipas tij vjen për shkak të aktivitetit intensiv të një grupi gjigant njollash diellore, të quajtur AR3664, të cilat shtrihen në sipërfaqe rreth 200 mijë kilometrash, pra afërsisht 16 herë më të madh se Toka. Është një nga rajonet më të mëdha dhe më aktive të vëzhguara në këtë cikël diellor, i cili filloi në dhjetor 2019.

“Rajoni AR3664 karakterizohet nga një kompleksitet i madh, me fusha magnetike shumë intensive që shkaktojnë një situatë veçanërisht të paqëndrueshme dhe është aq i madh sa është i dukshëm edhe me sy të lirë, padyshim gjithmonë me një mbrojtje adekuate” – tha Messerotti.

Zgjerimi i tij e vendos atë në një pozicion rival me një grup tjetër të madh njollash diellore, atë të Carington, i cili i bëri efektet e tij të ndjeshme midis gushtit dhe shtatorit 1859, duke shkaktuar zjarre në zyrat telegrafike, por dhe duke shkaktuar aurora pranë Ekuatorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *